Gorenje Department Store të pret në ekipin e saj si Brend Menaxher/e
Si Brend Menaxher/e te Gorenje Department Store, do të udhëheqësh zhvillimin dhe pozicionimin e brendeve GOCASA (produkte dhe aksesorë për shtëpi) dhe GOGO (produkte dhe artikuj për fëmijë). Do të krijosh strategji, do të menaxhosh imazhin e brendit dhe do të planifikosh fushata marketingu që lënë gjurmë në treg.
Çdo ditë do të analizosh trendet e tregut, do të koordinohesh me ekipin dhe do të monitorosh performancën e brendit për të arritur rezultate konkrete. Ky rol të jep hapësirë të plotë për të shprehur kreativitetin dhe aftësitë e tua strategjike.
Kjo është një mundësi ideale për një profesionist me përvojë që dëshiron të marrë përgjegjësi të vërteta dhe të ndikojë drejtpërdrejt në suksesin e brendeve në një kompani të konsoliduar.
Obligimet:
- Zhvillimin e strategjisë së brendit
- Menaxhimin e imazhit të brendit
- Planifikimin e fushatave të marketingut
- Analizën e tregut dhe konkurrencës
- Koordinimin me ekipet
- Monitorimin e performancës së brendit
- Raportimi tek menaxhmenti
Material plotësues:
- Sektorët: GOCASA – produkte dhe aksesorë për shtëpi; GOGO – produkte dhe artikuj për fëmijë
Kualifikimet profesionale:
- Përvojë pune së paku 5 vite në pozitë të njëjtë ose të ngjashme
- Preferohet shkollim i lartë profesional
- Njohuri të programeve Microsoft Office (Word, Excel, internet)
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme dhe gjuhëve të tjera përparësi
- Aftësi të mira komunikuese, negociuese dhe shitjeje
- I/e përgjegjshëm dhe i/e përkushtuar ndaj punës