Brand Specialist
Rreth kompanisë
Studio Moderna vepron si kompani udhëheqëse në shitjet omnichannel, duke ofruar përvojë të integruar blerjeje online dhe në dyqanet TopShop e Dormeo Home. Në kuadër të Studio Moderna bëjnë pjesë brendet Dormeo, Delimano, Rovus dhe Wellneo.
Për pozitën
Kërkohet një Brand Specialist me profil kreativ, analitik dhe të fokusuar në rezultate, i cili do të ndihmojë në hartimin e strategjive të brendit, rritjen e pranisë së tij në treg dhe zbatimin e fushatave të marketingut.
Pozita: Brand Specialist
Departamenti: Marketing
Vendndodhja: Prishtinë
Detyrat kryesore
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të brendit për të zgjeruar ndikimin dhe komunikimin me audiencën.
- Vëzhgimi i zhvillimeve të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve, me qëllim përshtatjen e strategjive të brendit, pozicionimit të produkteve, çmimeve, ofertave dhe fushatave.
- Përgatitja dhe koordinimi i materialeve të marketingut, si edhe planifikimi dhe realizimi i fushatave sipas kalendarit të marketingut.
- Ruajtja e konsistencës së brendit dhe produkteve në të gjitha platformat e kanalet e komunikimit.
- Bashkëpunimi me ekipet e dizajnit, marketingut dhe shitjeve për të përforcuar praninë e brendit në treg.
- Hulumtimi dhe analiza e tregut për të zbuluar mundësi të reja për zhvillim produktesh dhe zgjerim të portofolit të brendit.
- Analiza e konkurrencës, preferencave të konsumatorëve dhe prirjeve të industrisë për të sugjeruar strategji e produkte të reja që shtojnë ndikimin dhe prezencën e brendit në treg.
- Matja e performancës së brendit dhe produkteve, si dhe raportimi për rezultatet e strategjive të zbatuara.
- Shfrytëzimi i analizës së të dhënave për të evidentuar mundësi të reja rritjeje për brendin dhe kategoritë.
- Administrimi i marrëdhënieve me partnerë, influencerë dhe palë të interesuara për të rritur ekspozimin e brendit.
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose në fusha të përafërta.
- Përvojë e mëhershme në menaxhim të brendeve ose marketing.
- Aftësi të avancuara analitike dhe strategjike për interpretimin e të dhënave të tregut.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe bashkëpunim.
- Njohje të mira të platformave të marketingut digjital dhe trendeve të industrisë.
- Aftësi për menaxhim projektesh dhe punë në mjedis dinamik.
- Kreativitet dhe aftësi për krijimin e ideve të reja që e përmirësojnë imazhin e brendit.