Përshkrimi
Perfect Fashion po kërkon një Brand Manager për t’iu bashkuar ekipit dhe për të administruar e zhvilluar brand-et Calvin Klein, Tommy Hilfiger & Lacoste në tregun shqiptar.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Të menaxhojë rezultatet dhe objektivat e brand-eve.
- Të analizojë shitjet, KPI-të dhe prirjet e tregut.
- Të hartojë dhe të zbatojë plane komerciale.
- Të sigurojë respektimin e standardeve të brand-it në dyqane.
- Të punojë ngushtë me ekipet e Retail, Sales, Marketing dhe Visual Merchandising.
- Të komunikojë dhe të koordinohet me partnerë ndërkombëtarë.
Kualifikimet
- Përvojë në Brand Management, Retail, Sales ose Marketing.
- Aftësi të zhvilluara analitike, organizative dhe komunikuese.
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze.
- Njohuri të mira të MS Office, me theks të veçantë te Excel.
Kandidati ideal ka përvojë në Retail, Sales, Marketing ose Brand Management, aftësi analitike dhe pasion për fashion.