Evapify shpall një vend të lirë pune për Brand Developer/e.
Pozita: Brand Developer/e
Departamenti: Sales & Distribution
Lokacioni: Prishtinë
Evapify është kompani globale me seli në Poloni, e fokusuar në shitjen dhe shpërndarjen e cigareve elektronike (Vapes) dhe produkteve alternative të nikotinës. Kompania vepron në rajon, ndërsa zyra e saj qendrore ndodhet në Prishtinë. Për zgjerimin dhe rritjen e brendeve në portofolin e saj, kompania kërkon një Brand Developer/e energjik/e dhe proaktiv/e për ekipin e saj.
Detyrat kryesore:
- Krijimi dhe zbatimi i aktiviteteve që synojnë rritjen e brendit;
- Shtimi i prezencës së produkteve dhe listimeve të tyre në pika të reja të shitjes;
- Administrimi dhe zhvillimi i raporteve me partnerë dhe Key Account.
- Zbulimi i mundësive të reja për shitje dhe zhvillimin e kategorisë;
- Ndjekja e performancës së produkteve, shitjeve, listimeve dhe aktiviteteve promovuese;
- Kryerja e vizitave të rregullta në terren dhe mbikëqyrja e paraqitjes/ekspozimit të produkteve në pika;
- Bashkërendimi i punës me ekipet e Sales dhe Marketing;
- Hartimi i raporteve dhe analizave periodike për performancën e brendit;
- Pjesëmarrja në planifikimin dhe realizimin e fushatave, promocioneve dhe aktiviteteve për zhvillimin e brendit.
Kërkesat kryesore:
- Përvojë në Sales, Brand Development, Marketing ose role të ngjashme;
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim;
- Aftësi për krijimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientë/partnerë;
- Mendim analitik dhe orientim drejt rezultateve;
- Aftësi të mira organizative dhe kapacitet për menaxhim të pavarur të detyrave;
- Njohuri të mira të MS Office, sidomos Excel.
- Patentë shoferi – Kategoria B;
- Gatishmëri për angazhim në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.