Përshkrimi
Met Engineering, pjesë e grupit AGIKONS, kërkon të zgjerojë ekipin me një Bojaxhi Mobiljesh të përkushtuar dhe të përgjegjshëm. Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë shkathtësi teknike, të synojë cilësi në punë dhe të ketë vullnet për zhvillim profesional.
Detyrat
- Përgatit sipërfaqet e mobiljeve dhe kryen lyerje me patin.
- Lëmon, pastron dhe trajton sipërfaqet për punim.
- Përzien dhe vendos bojë, llak si edhe materiale të tjera për përfundim.
- Përdor pistoletën e bojës dhe pajisjet e punës, në përputhje me eksperiencën.
- Kombinon bojërat dhe lyen xhamat.
- Vendos astar dhe bojë poliuretanike.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë në lyerjen e mobiljeve dhe pjesëve nga MDF, MDF me rimeso dhe dru, përfshirë kapakë kuzhinash, dollapë etj.
- Të njohë hapat e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje, si zmerilimi, pastrimi, stukimi dhe primer.
- Të ketë përvojë në lyerjen e drurit me bojë uji.
- Të jetë korrekt, i përgjegjshëm dhe i aftë për punë në ekip.