
Si Beauty Advisor te BeaUtene do të jesh personi që ndihmon klientët të gjejnë produktet e duhura për kujdesin ndaj vetes. Do t'i mirëpresësh në dyqan, do t'i këshillosh sipas nevojave të tyre dhe do të kujdesesh që çdo vizitë të jetë një përvojë e këndshme.
Dita jote do të kalojë në komunikim të vazhdueshëm me klientët dhe në bashkëpunim me ekipin, duke njohur gamën e produkteve dhe duke zhvilluar aftësi reale shitjeje e këshillimi në fushën e bukurisë.
BeaUtene po kërkon persona të motivuar, energjikë dhe të gatshëm për një eksperiencë të re profesionale. Pozitat janë të hapura në tri lokacione në Tiranë, me orar të plotë.