
Bëhu pjesë e ekipit të Spitalit Amerikan 1 ose 3 si Barrelist/Transportues dhe luaj një rol të rëndësishëm në kujdesin ndaj pacientit. Në këtë pozitë do të ofrosh mbështetje ndaj ekipit infermieror dhe mjekësor në transportin, akomodimin e pacientit dhe mirëmbajtjen e pajisjeve me të cilat punon.
Do të ndihmosh në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve nga repartet për ekzaminime diagnostike e ndërhyrje kirurgjikale, si dhe do të angazhohesh në transportet me ambulancë. Puna jote do të jetë mbështetje e drejtpërdrejtë për infermierët në kujdesin bazë të pacientëve.
Do të punosh në një mjedis profesional shëndetësor, ku përkushtimi, kujdesi dhe puna në ekip janë thelbësore. Nëse je person i përgjegjshëm, në formë të mirë fizike dhe që dëshiron të kontribuojë në shëndetësi, kjo është një mundësi e mirë për ty.