Spitali Amerikan po rekruton Barrelist/Transportues
Bëhu pjesë e Spitalit Amerikan në rolin e Barrelistit/Transportuesit dhe bëhu mbështetja e domosdoshme për ekipin infermieror e mjekësor. Këtu do të jesh personi që siguron që çdo pacient të lëvizë me kujdes e siguri brenda spitalit.
Në përditshmërinë tënde do të ndihmosh në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve për ekzaminime e ndërhyrje, do të marrësh pjesë në transferime brenda e jashtë spitalit dhe do të ofrosh mbështetje për infermierët në kujdesin bazë ndaj pacientëve. Do të punosh krah një ekipi profesional shëndetësor, ku përkushtimi dhe kujdesi ndaj njeriut janë në qendër.
Nëse je i/e përgjegjshëm, në formë të mirë fizike dhe dëshiron të kontribuosh në një ambient serioz mjekësor, kjo pozitë është mundësia e duhur për ty.
Përgjegjësitë
- Ndihmon në transportimin dhe shoqërimin e pacientëve nga repartet për ekzaminime diagnostike, ndërhyrje kirurgjikale
- Merr pjesë gjatë transferimit brenda dhe jashtë spitalit
- Angazhohet në transportet e pacientëve në ambulancë
- Ofron mbështetje për infermierët në kujdesin bazë të pacientëve, mobilizimin, ndryshimin e pozicionit, sipas udhëzimeve dhe nevojës
Informacione shtesë
- Diplomë e arsimit të mesëm
- Eksperienca e mëparshme në institucione shëndetësore përbën avantazh
- Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit
- Njohja e gjuhës angleze ose një gjuhe tjetër të huaj përbën avantazh
- Përgatitje fizike
- Të interesuarit duhet të dërgojnë CV dhe një fotografi
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen