Tully Caffe në Prishtinë po kërkon një barista / punëtor/e kafeneje, i/e cili/a do të përgatisë kafe, pije të ndryshme, waffle, mini pancakes dhe sandviçë.
Detyrat kryesore:
- Përgatitja e kafesë, si edhe e pijeve të ngrohta dhe të ftohta.
- Përgatitja e waffle-ve, mini pancakes dhe sandviçëve në përputhje me recetat.
- Pranimi, përgatitja dhe shërbimi i porosive.
- Kujdesi për pastërtinë e ambientit dhe pajisjeve të punës.
- Zbatimi i standardeve të higjienës dhe paraqitjes së produkteve.
- Komunikim i sjellshëm dhe profesional me klientët.
Kërkesat:
- Përvoja si barista ose në gastronomi konsiderohet avantazh.
- Aftësi për të punuar shpejt, në mënyrë të organizuar dhe me përgjegjësi.
- Zotësi për bashkëpunim në ekip.
- Vullnet për të mësuar.
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Me orar të plotë
Paga: Sipas marrëveshjes