
Aroma e kafesë është e para gjë që e pret mysafirin, dhe pas saj do të qëndroni ju. Si Barista do të përgatitni espresso, kafe dhe pije të tjera sipas standardit të Mondo Caffe, duke u kujdesur për cilësinë e çdo filxhani.
Dita kalon në ritëm të shpejtë, mes porosive dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me mysafirët. Kujdesi për pastërtinë e punës dhe mirëmbajtja e pajisjeve janë pjesë e përditshmërisë.
Pozita është në Mondo Caffe, Bregu i Diellit, Prishtinë.