
Punësohu te Aroma Bay si Banakier/e dhe bëhu mjeshtri që qëndron pas banakut, aty ku çdo pije përgatitet me kujdes e shije. Ti do të jesh personi që u sjell klientëve freskinë dhe cilësinë në çdo gotë.
Në përditshmërinë tënde do të përgatitësh pije të ndryshme, do të mbash rregull e higjienë në banak dhe do të komunikosh drejtpërdrejt me mysafirët. Do të punosh në një ambient energjik ku ritmi i shpejtë e bën çdo ditë interesante.
Nëse je i/e shkathët, i/e organizuar dhe të pëlqen puna me njerëz, Aroma Bay të ofron punësim afatgjatë me kontratë të rregullt pune.