
A je pasionant/e i/e kafesë dhe pijeve? Missini Sweets & Food të kërkon ty si Banakiere në pikën te Sheshi Xhorxh Bush në Prishtinë, ku do të përgatitësh pije cilësore dhe do të krijosh një përvojë të shijshme për çdo mysafir. Shkathtësia dhe energjia jote do të vlerësohen çdo ditë.
Puna jote e përditshme do të përfshijë përgatitjen e kafesë dhe pijeve, shërbimin ndaj mysafirëve, mbajtjen e pastërtisë së banakut dhe menaxhimin e porosive. Do të punosh në një ambient dinamik dhe mikpritës ku cilësia dhe shërbimi janë prioritet.
Nëse je person komunikues dhe energjik, kjo është mundësia jote për t'u bërë pjesë e ekipit të Missini.