Përshkrimi
Growin Group sh.p.k.* synon të angazhojë një Avokat Kompanie, me përvojë të thelluar në këshillimin dhe përfaqësimin juridik të kompanive me organizim të madh.
KRITERI KRYESOR
Kërkohen të paktën 10 vite përvojë profesionale, përfshirë përvojë konkrete në një ose më shumë kompani me mbi 100 punonjës.
Kandidatët që nuk e plotësojnë këtë kusht nuk duhet të aplikojnë, pasi CV-të pa përvojën e kërkuar nuk do të shqyrtohen.
Detyrat
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Ofrimi i këshillimit juridik të vazhdueshëm për kompaninë dhe drejtuesit e saj.
- Përgatitja, shqyrtimi dhe negocimi i kontratave tregtare, kontratave të punës dhe marrëveshjeve me palë të treta.
- Administrimi i çështjeve që kanë të bëjnë me legjislacionin e punës dhe marrëdhëniet me punonjësit.
- Hartimi dhe kontrollimi i procedurave, rregulloreve dhe dokumentacionit të brendshëm.
- Trajtimi i çështjeve juridike dhe minimizimi i riskut ligjor për kompaninë.
- Përfaqësimi dhe ndjekja e rasteve pranë institucioneve shtetërore dhe organeve përkatëse.
- Dhënia e mbështetjes ligjore për konflikte, pretendime, mosmarrëveshje ose procese gjyqësore.
- Ndjekja e ndryshimeve ligjore që prekin veprimtarinë e kompanisë, si edhe propozimi i masave përkatëse.
- Garantimi që aktiviteti, kontratat dhe procedurat e kompanisë të respektojnë legjislacionin në fuqi.
- Bashkëpunimi i drejtpërdrejtë me Drejtuesit, HR, Financën dhe departamentet e tjera për çështje juridike.
Kualifikimet
PROFILI I KËRKUAR
- Diplomë universitare në Drejtësi.
- Mbi 10 vite përvojë profesionale të dokumentuar.
- Përvojë e mëparshme në kompani me mbi 100 punonjës – e domosdoshme.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punës dhe legjislacionit tregtar.
- Përvojë e konsiderueshme në përgatitjen dhe negocimin e kontratave.
- Aftësi për të dalluar dhe shmangur rreziqet juridike para se të shndërrohen në problem për kompaninë.
- Nivel i lartë konfidencialiteti, integriteti dhe përgjegjësie profesionale.
- Aftësi shumë të mira në komunikim, negociim dhe vendimmarrje.
Roli: Avokat Kompanie / Corporate Lawyer
Punësim: Full-Time
Paga: E negociueshme; caktohet sipas përvojës, profilit profesional dhe pritshmërive të kandidatit.
Kërkohet një profesionist me përvojë praktike në struktura të mëdha, i aftë jo vetëm të zgjidhë çështje juridike, por edhe të krijojë një strukturë juridike parandaluese dhe të qëndrueshme për kompaninë.