Konkurs pune – Asistente stomatologjike / Infermiere e përgjithshme
Klinika Dentare Yjet Dental ka hapur konkurs për pozitën e asistentes së stomatologjisë ose infermieres së përgjithshme, për t’iu bashkuar ekipit të saj profesional.
Kriteret e kërkuara
- Të ketë licencë valide të punës.
- Të zotërojë shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me pacientët.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave.
- Përvoja e mëparshme në këtë fushë vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht i domosdoshëm.
Afati i fundit për aplikim është 20.09.2026.
Ofron mundësinë për t’u bërë pjesë e një ambienti profesional dhe miqësor.