Përshkrimi
Rrjeti i marketeve dhe hipermarketeve SPAR e nisi veprimtarinë e tij në një dyqan në Holandë në vitin 1932 dhe sot është i shtrirë me mbi 13,300 markete në 48 shtete të botës. Që prej 20 Qershor 2016, SPAR Albania operon edhe në Shqipëri, duke ofruar cilësi dhe risi përmes një asortimenti prej 40.000 produktesh, çka ka sjellë një standard të ri në tregun vendas. Me 118 markete dhe 6 hipermarkete, SPAR pozicionohet ndër kompanitë kryesore në këtë kategori.
Pozita e hapur është Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit në Sarandë, në departamentin Operacional.
Në këtë rol, personi i përzgjedhur do të ndihmojë Menaxherin e Dyqanit në koordinimin e të gjitha proceseve të punës në përputhje me politikat e kompanisë. Fokusi kryesor i kësaj pozite është ndjekja e përditshme e operacioneve për të siguruar funksionimin sa më efikas të dyqanit.
Detyrat
- Të mbështesë Menaxherin e Dyqanit në realizimin e proceseve tregtare dhe administrative të njësisë.
- T’u ofrojë përkrahje punonjësve gjatë angazhimeve të tyre të përditshme.
- Të drejtojë punën në ekip dhe të nxisë motivimin, me synim rritjen e shitjeve dhe arritjen e efikasitetit të plotë.
- Të mbikëqyrë nivelin e stokut dhe të marrë vendime të rëndësishme për kontrollin e tij.
- Të kryejë analiza të shitjeve.
- Të adresojë çështjet që lidhen me sigurinë në bashkëpunim me departamentin përgjegjës.
- Të kontrollojë rregullisht afatet e skadencës së produkteve në dyqan dhe në magazinë.
- Të ushtrojë kontroll të përditshëm mbi hapësirat e shitjes, të diskutojë problematikat me kolegët dhe të mbledhë mendime nga klientët.
- Të kujdeset për klientët dhe të gjejë zgjidhje për shqetësimet e tyre, në përputhje me politikat e kompanisë.
- Të organizojë çdo ditë funksionimin e arkave dhe të mbikëqyrë punën e tyre.
Kualifikimet
- Diplomë Universitare.
- Përvojë e ngjashme pune, ku preferohen 2-3 vjet eksperiencë.
- Njohuri të gjuhës Angleze.
- Njohuri të mira në përdorimin e paketave kompjuterike.
- Aftësi menaxheriale.
- Aftësi për zgjidhjen e konflikteve.
- Aftësi të mira organizative.
- Të ketë sjellje bashkëpunuese me kolegët dhe klientët.
- Aftësi për të menaxhuar stresin.
- Aftësi për të punuar në ekip.