KONKURS PUNE
ALBED SH.P.K. – Fabrika e Mobilieve në Vushtrri njofton hapjen e konkursit për pozitën e mëposhtme:
- PUNONJËS/E ADMINISTRATIV/E
Numri i pozitave: 1
Vendi i punës: Vushtrri
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe ruajtja sistematike e dokumentacionit.
- Evidentimi i faturave dhe i të dhënave administrative.
- Hartimi i raporteve dhe mbajtja e evidencave të nevojshme.
- Bashkëpunimi dhe komunikimi me klientët, furnitorët dhe sektorët e kompanisë.
- Përmbushja e detyrave të tjera që lidhen me administratën.
Kualifikimet:
- Arsim i mesëm ose universitar.
- Njohje e mirë e programeve Word dhe Excel.
- Aftësi të mira në organizim dhe komunikim.
- Saktësi, përgjegjësi dhe ruajtje e konfidencialitetit.
- Përvoja në administratë konsiderohet si përparësi.
Ne ofrojmë:
- Kontratë pune dhe pagesë të rregullt.
- Një mjedis pune profesional dhe stabil.
- Mundësi për trajnim dhe ngritje profesionale.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë.