Migros Group SH.P.K. paraqitet si një kompani udhëheqëse në distribuimin e markave më të njohura ndërkombëtare. Partneriteti me brendet që përfaqëson e ka dëshmuar suksesin e saj në tregun e Kosovës dhe më gjerë. Si rezultat i zgjerimit të biznesit, po zgjerohet edhe ekipi komercial dhe kompania synon të përfshijë persona dinamikë, ambiciozë dhe inovatorë në këtë zhvillim.
Shpallet konkurs për pozitën:
ASISTENT BRAND MANAGER
Përgjegjësitë kryesore:
- Ndihmon në bashkërendimin e detyrave të punës.
- Kryen analiza të tregut dhe të biznesit, zhvillon anketa për përcjelljen e çmimeve si dhe kontribuon në përcaktimin e çmimeve dhe strategjive.
- Mbështet realizimin e aktiviteteve që ndihmojnë pozicionimin e produktit në treg.
- Kontribuon në rritjen e ndërgjegjësimit për brendin dhe nxit shtimin e kërkesës nga konsumatorët.
- Merr pjesë në përgatitjen e raporteve për brendin, duke përfshirë aktivitetet e marketingut dhe rezultatet e shitjeve.
- Monitoron shitjen dhe bën vlerësim të tregut konkurrues.
Kushtet e përgjithshme:
- Preferohet të ketë së paku një (1) vit përvojë pune në një pozitë të ngjashme.
- Preferohet arsim i lartë profesional.
- Kërkohen njohuri të avancuara kompjuterike, si dhe gatishmëri për t’u trajnuar në programet që përdoren në kompani, përfshirë MS Word, Excel, etj.
- Njohja e gjuhës Angleze është e domosdoshme, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet përparësi.
- Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi.
- Kandidati/ja duhet të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
Dokumentet e kërkuara:
- CV
- Dokumentet e tjera përcjellëse