Komuna e Obiliqit shpall konkurs për pozitën Asistent administrativ (7 pozita)
Pozita e Asistentit administrativ në Komunën e Obiliqit të vendos në zemër të punës së përditshme administrative të institucionit. Do të ofrosh mbështetje të plotë administrative dhe teknike, duke u kujdesur për postën zyrtare, telefonatat, skanimin dhe kopjimin e dokumenteve.
Puna jote përfshin përgatitjen e dokumenteve, raporteve dhe korrespondencës, menaxhimin e kalendarit të takimeve dhe mirëmbajtjen e arkivit elektronik e fizik. Do të jesh edhe pika e parë e orientimit për vizitorët, duke u ofruar informacionin e duhur me korrektësi.
Konkursi hap 7 pozita me emërim trevjeçar dhe nuk kërkon përvojë paraprake pune, çka e bën një mundësi të shkëlqyer për të filluar karrierën në administratën publike. Aplikimi është i hapur vetëm për persona me aftësi të kufizuar.
Detyrimet
Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimin dhe kopjimin e dokumenteve, plotësimin e raporteve, si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme
Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe emailet për mbikëqyrësin
Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj
Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së mbikëqyrësit
Përpunon dhe administron të dhënat e rëndësishme në dokumente elektronike dhe të shtypura, duke siguruar që informacioni të jetë i saktë dhe i plotë
Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik
Udhëzon vizitorët duke ju siguruar mbështetje të përgjithshme për të gjitha palët
Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi
Të dhënat e pozitës
Aplikimi është i hapur vetëm për persona me aftësi të kufizuar
Emri i grupit: Grupi i administrimit të përgjithshëm - Arsim i Mesëm
Arsyeja për rekrutim kontraktual: Për realizimin e një projekti
Koeficienti/Paga: 4.88
Nr. i kërkuar: 7
Kohëzgjatja e emërimit: 3 vite
Data e njoftimit: 12/10/2026
Afati për aplikim: 13/10/2026 - 19/10/2026
Institucioni: Komuna Obiliq
Departamenti: Drejtoria e Administratës së Përgjithshme
Vendi i punës: Komuna e Obiliqit
Nr. i Referencës: RN00020562
Kodi: RPC0014101
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së
Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi
Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse
Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje
Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik
Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj
Kërkesat e përgjithshme formale
Arsimimi i kërkuar: Diplomë e shkollës së mesme apo ekuivalente me të
Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi
Përvoja e punës e kërkuar: Nuk kërkohet
Njohuri bazike profesionale dhe mbështetëse specifike në fushën përkatëse të punës, të fituar përmes arsimimit dhe trajnimeve bazike
Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar praktikat operative me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar
Njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar
Aftësi për të punuar me vetë iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara
Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët
Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point)
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit
Kopjen e letërnjoftimit/ në të dyja anët, pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
Dëshmi mbi aftësinë e kufizuar, e lëshuar nga organi kompetent
Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë
Kopjet e dëshmisë së punësimit (vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmisë së punësimit jashtë institucioneve publike duhet t’i mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale
Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (vlen për të punësuarit në institucione publike). Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetëdeklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik
Dëshmitë e trajnimeve profesionale të ndjekura apo trajnimeve që aplikuesi i ka realizuar në cilësinë e trajnuesit
Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit
Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit
Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore
Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar
Kriteret specifike shtesë
Të drejtë aplikimi kanë vetëm personat me aftësi të kufizuar
Kopjen e letërnjoftimit në të dyja anët, pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës
Dëshmi mbi aftësinë e kufizuar, e lëshuar nga organi kompetent
Procedura e vlerësimit
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve: Intervista – maksimumi 100 pikë
Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak: Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 03/11/2026, në portalin e rekrutimit elektronik
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët: Përmes email-it dhe portalit për rekrutim elektronik
Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare: Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike
Të dhëna shtesë
Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinal apo të njësuara me origjinalin
Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen
Konkursi shpallet në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 37 (2, 3, 4) dhe Rregullores (QRK) Nr. 03/2024 për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, Neni 8