Përshkrimi
Kalaja Talent Consulting është në kërkim të një Arkitekt/e Interior.
Detyrat
- Krijon dhe zhvillon projekte për arredimin e hapësirave të brendshme.
- Përpilon plane, skica, modele 3D dhe materiale prezantuese për klientët.
- Këshillon klientët në përzgjedhjen e mobilieve, materialeve dhe kombinimeve të përshtatshme.
- I shndërron nevojat e klientit në zgjidhje që janë njëkohësisht funksionale dhe estetike.
- Punon ngushtë me ekipin e shitjeve për prezantimin e produkteve.
- E ndjek ecurinë e projektit nga faza fillestare deri në përmbyllje.
- Harton preventivë dhe specifikime në përputhje me kërkesat e projektit.
Kualifikimet
- Diplomë në Arkitekturë/Arkitekturë Interieri.
- Përvoja në interior design konsiderohet përparësi.
- Njohuri në AutoCAD, 3ds Max, SketchUp ose programe të ngjashme.
- Aftësi të mira në komunikim dhe prezantim.
- Krijimtari dhe përkushtim ndaj detajeve.