KONKURS
Arkitekt/e i/e Dizajnit të Enterierit
ALBED mobileria në Prishtinë është në kërkim të 3 Arkitekt/e për Dizajn Enterieri, me energji krijuese dhe motivim për të bashkëpunuar me klientë, si edhe për të ndihmuar në procesin e shitjes së mobilieve.
Detyrat kryesore:
- Hartimi i projekteve të dizajnit të enterierit
- Prezentimi i produkteve dhe mbështetja gjatë shitjes së mobilieve
- Ofrimi i këshillimit profesional dhe mbajtja e komunikimit të rregullt me klientët
- Përpilimi i ofertave
- Përmbyllja e projekteve për prodhim
Kërkesat:
- Diplomë në Arkitekturë
- Përvojë pune në fushën përkatëse, me përparësi përvojën në dizajn enterieri/shitje
- Njohuri në ArchiCAD ose SketchUp
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe prezantim
- Qasje proaktive dhe orientim drejt rezultateve
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Çfarë ofrohet:
- Mjedis pune profesional dhe kreativ
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë