Përshkrimi i rolit
Vendndodhja: Pozicioni ushtrohet në Zyrat Qendrore OBC.
Synimi i pozicionit
Arkitekti mbulon përgatitjen, bashkërendimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike në çdo fazë të zhvillimit dhe zbatimit, duke garantuar respektimin e kërkesave funksionale, teknike, estetike dhe ligjore. Përmes koordinimit të mirë me disiplinat e tjera të projektimit, dokumentacionit teknik cilësor dhe zbatimit të saktë në kantier, ky rol ndihmon në përfundimin me sukses të projekteve të kompanisë.
Përgjegjësitë
- Drejton projektin dhe etapat e planifikimit për Projekte Arkitektonike dhe Komplekse.
- Bashkërendon ecurinë e Projektit Arkitektonik me Projektin Konstruktiv dhe MEP, duke ndjekur vazhdimisht integrimin e tyre në projektin përfundimtar për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e Projektit.
- Diskuton me Eprorin vendimet që duhen marrë gjatë përgatitjes së projektit.
- Kujdeset që projekti të respektojë rregulloret në fuqi dhe standardet e planifikimit.
- Përgatit vizatimet e projekt-zbatimit, duke përfshirë dhe ndërthurur saktë projektet teknike mekanike, elektrike dhe konstruktive me Projektin Arkitektonik.
- Harton vizatimet për çdo detaj të projektit, pas konsultimeve të nevojshme me stafin teknik, nënkontraktorët ose furnitorët.
- Ndihmon eprorin gjatë takimeve me institucionet, në mënyrë që projekti të pasqyrojë komentet e tyre dhe të plotësojë kërkesat institucionale.
- Përgatit së bashku me Departamentin Teknik dokumentacionin për tenderimin e punimeve, përfshirë vizatimet, llogaritjet e sasive dhe specifikimet teknike, dhe kujdeset për realizimin efektiv të projektit brenda parashikimeve kohore dhe buxhetore.
- Përgatit projektin Arkitektonik "As-Built" dhe ofron kontributin e vet për departamentet paralele.
- Ndjek dhe mbikëqyr punën e arkitektëve Junior dhe Graphic Desing, duke siguruar përputhjen me kërkesat e Projektit.
- I dorëzon Departamentit Marketing-Shitje materialet e projektit për komunikimin e produktit dhe vë në dispozicion informacionin grafik të nevojshëm.
- Bashkërendon ndryshimet në projektet instalatore dhe, së bashku me Departamentin Teknik, vlerëson preventivat për këto ndryshime.
- Kryen kontrolle të rregullta në kantier për të verifikuar ecurinë, cilësinë dhe përputhjen e zbatimit me projektin, duke informuar Eprorin.
- Përgatit albumin e shitjes së njësive dhe kujdeset për kontrollin dhe përditësimin e tij të vazhdueshëm.
Kualifikimet e nevojshme
- Kërkohet përfundimi i Studimeve të Larta për Arkitekturë, në nivelet Bachelor + Master.
- Nevojiten të paktën 5 vite përvojë pune; përvoja në kompani ndërtimi përbën preferencë.
- Kërkohet përvojë në hartimin dhe ndjekjen e Projekteve Komplekse dhe Polifunksionale.