Përshkrimi
Për projektet që po zhvillon në Jalë, Millennium Group po shton stafin teknik dhe kërkon një Arkitekti Kantieri për të ndjekur realizimin e projekteve në terren dhe për të bashkërenduar veprimtarinë e ekipeve teknike.
Përgjegjësitë
- Mbikëqyr punimet për të siguruar që ato të realizohen në përputhje me projektin arkitektonik.
- Bashkërendon aktivitetet me inxhinierët, kontraktorët dhe ekipet që punojnë në kantier.
- Kontrollon nëse punimet përputhen me projektet dhe kërkesat e specifikimeve teknike.
- Identifikon problemet që shfaqen gjatë realizimit dhe sugjeron zgjidhje për to.
- Zhvillon matje dhe verifikime të rregullta në terren.
- Harton raporte për përparimin e punimeve.
- Punon së bashku me ekipin e projektimit për ndryshimet ose hollësitë teknike të nevojshme gjatë zbatimit.
Kualifikimet e kërkuara
- Të ketë përfunduar studimet universitare në Arkitekturë.
- Përvoja në ndjekjen e punimeve në kantier vlerësohet si përparësi.
- Të zotërojë shumë mirë AutoCAD dhe Microsoft Office.
- Njohuritë në Revit dhe në programe të tjera projektimi vlerësohen si përparësi.
- Të ketë aftësi shumë të zhvilluara në organizim dhe komunikim.
- Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.
Oferta jonë
- Mundësi punësimi pranë një kompanie ndër liderët e sektorit të ndërtimit.
- Angazhim në projekte me prestigj dhe me kohëzgjatje afatgjatë.
- Mjedis profesional pune, me mundësi për zhvillim të karrierës.
- Paketë konkurruese, e përcaktuar në varësi të përvojës.
- Sigurohet akomodim në Jalë.
Dokumentet e kërkuara