
Arka është pika ku pacienti mbyll vizitën e tij, dhe ju do të jeni personi që e bën këtë hap të shpejtë e të qartë. Si Arkëtare do të merreni me pagesat, faturimin dhe mbajtjen e saktë të qarkullimit ditor në klinikë.
Përveç punës me shifra, do të jeni edhe në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët — duke i informuar me mirësjellje dhe duke i ndihmuar në çdo pyetje që kanë lidhur me pagesën. Saktësia dhe qetësia në komunikim janë dy cilësitë që e bëjnë dallimin në këtë rol.
Egian by Intermedica është klinikë, farmaci dhe laborator, me adresë në rrugën e Kavajës (ish-Parku i Autobusave), Tiranë.