DIAMBE MARKET
Shpallje për punësim
Pozita e hapur është Arkëtar/e, në qytetin Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
- Realizon me saktësi dhe profesionalizëm arkëtimin e produkteve që blejnë klientët.
- Hedh produktet në sistemin e arkës dhe verifikon që çmimet të jenë të sakta.
- Mban arkën të saktë dhe regjistron të gjitha transaksionet e kryera gjatë ndërrimit të punës.
- U shërben klientëve me korrektësi, mirësjellje dhe profesionalizëm.
- Mban pastër dhe në rregull zonën e arkës, si edhe sektorët përkatës të marketit.
- Vendos dhe sistemon produktet në raftet përkatëse, në mënyrë që të paraqiten të rregulluara dhe të organizuara.
- Verifikon afatet e përdorimit, dallon produktet e skaduara ose me afat të shkurtër dhe lajmëron menjëherë përgjegjësin përkatës, në përputhje me procedurat e kompanisë.
- Zbaton parimin FEFO (First Expired, First Out) gjatë vendosjes së produkteve në rafte, duke u dhënë përparësi atyre që skadojnë më shpejt.
- Zbaton rregullat dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
- Punon së bashku me kolegët dhe pjesën tjetër të stafit për të siguruar ecurinë e mirë të punës në market.
Kualifikimet dhe kriteret
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
- Të komunikojë mirë dhe të tregojë sjellje korrekte me klientët.
- Të kryejë detyrat me përgjegjshmëri, përpikëri dhe përkushtim.
- Të jetë i aftë të bashkëpunojë dhe të punojë në ekip.
- Të jetë i gatshëm të punojë me ndërrime, sipas orarit që cakton kompania.
- Eksperienca e mëparshme në pozitën e arkëtares ose në shitjen me pakicë vlerësohet si avantazh, por nuk përbën kërkesë të detyrueshme.
Dokumentet e kërkuara
DiAmbe ju fton t’i bashkoheni ekipit!