Konkurs pune – Arkë/Sektor
“CONAD” SHPK po e zgjëron stafin dhe kërkon një person të përgjegjshëm, energjik dhe me aftësi të mira komunikimi për pozitën Arkë/Sektor.
Përgjegjësitë:
- Ofrimi i shërbimit profesional dhe të sjellshëm për klientët.
- Menaxhimi i arkës dhe realizimi i pagesave me saktësi.
- Vendosja dhe plotësimi i produkteve në sektor.
- Kujdesi për pastërtinë dhe rregullin në hapësirën e punës.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të ekipit për të garantuar një përvojë sa më të mirë për klientët.
Kërkesat:
- Tregim përgjegjësie dhe korrektësie gjatë punës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Gatishmëri për të punuar me orar fleksibil.
- Përvoja e mëparshme në punë konsiderohet përparësi, por nuk kërkohet patjetër.
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese.
- Mjedis pune profesional dhe mbështetës.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.
Vendi i punës: Prishtinë, te “Conad” shpk.