Viva Fresh Store hap konkurs për pozitën Arkatar/e në Malishevë
Punësohu te Viva Fresh Store si Arkatar/e në Malishevë dhe ndërto karrierën tënde në një ambient mbështetës me mundësi shkëlqyera për rritje profesionale. Nëse je i sjellshëm, i saktë me para dhe të pëlqen kontakti me klientët, kjo pozitë është për ty.
Në përditshmërinë tënde do të kujdesesh për mirëpritjen dhe shërbimin ndaj konsumatorëve, do të menaxhosh cash-in dhe hapësirën punuese, si dhe mirëmbajtjen e arkës. Do të kontrollosh afatet dhe do t'i deklarosh ato tek eprori sipas rregullores së brendshme, dhe do të marrësh pjesë në procesin e mbushjes duke respektuar metodën FIFO dhe planogramin.
Është një mundësi e mirë për një person energjik dhe entuziast që dëshiron të zhvillohet profesionalisht në një ekip modern e pozitiv, me mundësi reale për avancim në karrierë.
Angazhimet
- Mirëpritjen dhe shërbimin ndaj konsumatorëve
- Menaxhimin e cash-it dhe të hapësirës punuese, mirëmbajtja e arkës
- Kontrollin e afateve dhe deklarimin e tyre tek eprori sipas rregullores së brendshme
- Merr pjesë në procesin e mbushjes, respekton metodën FIFO dhe planogramin gjatë mbushjes
Kualifikimet:
- Përvojë në retail/shitje me pakicë në pozitë të ngjashme
- Të ketë aftësi për punë ekipore dhe individuale
- Përkushtim dhe etikë në punë
- Shkollimi dhe trajnimet relevante janë përparësi
- Person energjik, entuziast për punë me qasje pozitive dhe dëshirë për zhvillim profesional
Çka ofrojmë:
- Vetëm 5 ditë pune në javë – 2 ditë pushim për balancë më të mirë jetë/punë
- Sigurim shëndetësor
- Mundësi reale për avancim dhe zhvillim në karrierë
- Trajnime profesionale të certifikuara nga Viva Fresh