Si Menaxher i Kategorisë, do të jeni përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kategorisë suaj, duke siguruar rritje të shitjes, optimizim të portofolit të produkteve dhe një eksperiencë të shkëlqyer për klientin.
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i plotë i kategorisë: planifikim, zhvillim dhe ekzekutim i strategjisë së shitjes
- Analizë e tregut, konkurrencës dhe trendeve për të identifikuar mundësi rritjeje
- Përzgjedhja dhe menaxhimi i portofolit të produkteve
- Negocimi me furnitorë dhe ndërtimi i partneriteteve afatgjata
- Menaxhimi i çmimeve, marzhave dhe performancës financiare të kategorisë
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipet e shitjes, marketingut dhe operacioneve
- Monitorimi i KPI-ve dhe marrja e vendimeve të bazuara në të dhëna
Kandidati ideal:
- Ka eksperiencë në menaxhim kategorie, retail ose furnizim
- Mendim analitik dhe orientim të fortë drejt rezultateve
- Aftësi të shkëlqyera negocimi dhe komunikimi
- Proaktiv, i organizuar dhe me sens të lartë përgjegjësie
- I motivuar për të ndërtuar dhe rritur kategori me impakt real në biznes
Çfarë ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
- Mundësi reale zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Sigurim shëndetësor
- Shujta ditore
- Transport i organizuar nga kompania
- Trajnime dhe zhvillim i vazhdueshëm profesional
- Bonus bazuar në performancë
- Ekspozim ndaj brendeve ndërkombëtare dhe praktikave moderne të biznesit
- Mundësi reale rritjeje brenda grupit
Nëse kërkon më shumë se një punë, nëse kërkon ndikim, përgjegjësi dhe rritje kjo është mundësia jote.