STUDIO 26 KËRKON ARKITEKT/E
Një pozicion për dikë që kërkon të zhvillohet përmes projekteve me standard të lartë arkitekturor.
Studio 26 po zgjeron ekipin dhe kërkon një Arkitekt/e kreativ/e dhe të motivuar, me përvojë në projektim dhe dëshirë për t’u përfshirë aktivisht në zhvillimin e projekteve.
PROFILI QË KËRKOJMË
- Diplomë në Arkitekturë ose Dizajn Interieri
- Minimumi 2–3 vite eksperiencë në projekte rezidenciale dhe/ose komerciale
- Aftësi shumë të mira në AutoCAD, në Revit, 3ds Max + Corona/V-Ray, SketchUp
- Aftësi në zhvillimin e projekteve nga koncepti deri në fazat teknike
- Njohuri të mira mbi materialet, detajet dhe zgjidhjet konstruktive
- Ndjeshmëri të mirë estetike dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi të mira organizative dhe komunikimi
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Portofol profesional
ÇFARË DO TË GJESH TE STUDIO 26
- Përfshirje në projekte rezidenciale dhe komerciale
- Projekte me fokus te arkitektura, interieri dhe dizajni
- Hapësirë për kreativitet dhe zhvillim profesional
- Bashkëpunim me një ekip të fokusuar te cilësia dhe detaji
- Mundësi për të qenë pjesë e procesit të plotë të projektimit
Nëse mendon se aftësitë, eksperienca dhe mënyra jote e të menduarit përputhen me Studio 26, duam të shohim punën tënde.