Korporata Buçaj Sh.P.K shpall një vend të lirë pune për:
Analist/e i/e Digital Trade Engagement - DTE (1 pozite)
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Harton çdo javë raportin e performancës së LG, analizon rezultatet dhe përcjell rekomandimet sipas planit të veprimit.
- Përditëson dhe mirëmban Raportin e Performancës së programit të referimeve përmes Power Bi.
- Përcjell përmbushjen e të gjithë objektivave të pikave të shitjes që rrjedhin nga Marrëveshja me Kontrate.
- Zbaton dhe mirëmban menaxhimin e stoqeve të magazinës te shitësi i pajisjeve IQOS.
- Ndërton audienca në DTE sipas nevojave të biznesit ose projekteve të veçanta.
- Drejton sistemin analitik ose mjete të tjera përgjegjëse për matjen e progresit përmes DTE.
- Verifikon dhe mirëmban kontratat e Shitësit, si dhe administron skemat e shpërblimit.
- Harton raportin mujor të Kontrollit të Përputhshmërisë së Programeve tregtare dhe bashkërendon punën me Departamentin e Operacioneve Tregtare.
- Përgatit dhe përcjell raportin e buxhetit të DTE-së çdo javë dhe çdo muaj.
- Kujdeset për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të përdoruesve.
- Garanton zbatimin e proceseve DTE të validuara nga Kontrolli i Brendshëm.
- Shërben si mbështetje rezervë back office për përkrahjen dhe shërbimet e kujdesit ndaj tregtarëve në universin POS.
Kualifikimet e nevojshme
- Kërkohet përfundimi i shkollimit të lartë; përparësi kanë fushat Ekonomi, Marketing apo Menaxhment dhe Informatikë.
- Kërkohet përvojë pune në fushën e shitjes.
- Nevojiten aftësi të nivelit të shkëlqyer për shitje dhe negocim.
- Kërkohen shkathtësi të shkëlqyera në komunikimin verbal dhe të shkruar.
- Nevojitet zotërim i shkëlqyer i paketës Office, me theks te programi excel.
- Kërkohen njohuri të shkëlqyera të sistemit operativ Microsoft.
- Nevojiten njohuri të programit Salesforce.
- Kërkohet zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze.
- Kandidatët duhet të mund të punojnë me mbikëqyrje minimale.
- Kërkohet aftësi për të punuar si në ekip, ashtu edhe në mënyrë të pavarur.
- Nevojiten frymë bashkëpunimi në ekip dhe vetë-motivim.
- Përparësi përbën përvoja në Marketing Dixhital, Telekomunikim apo Dixhitalizim në fusha të tjera.
Çfarë ofrohet
- Kontratë e rregullt pune.
- Sigurim shëndetësor i ofruar nga korporata.
- Puna zhvillohet nga E Hëne deri E Premte, në orarin 7:30-15:30.
- Mundësi për trajnime profesionale.
Kandidatët që përmbushin kërkesat do të ftohen në etapat e mëtejshme të rekrutimit.
Konkursi mbetet i hapur nga 20 Tetor deri më 04 Nëntor 2026.
Dokumentet e kërkuara
- Aplikacioni i Korporatës Buçaj i plotësuar ose CV.