Banka ProCredit ka shpallur pozicionin vakant Analist i Riskut të Kredive për Biznesin e Mesëm. Ky rol është përgjegjës për vlerësimin dhe monitorimin e riskut të aplikimeve të kredisë për segmentin e bizneseve të mesme, duke mbështetur procesin e vendimmarrjes me analiza të detajuara dhe të pavarura.
Përgjegjësitë kryesore:
- Analizon aplikimet për financim të klientëve të biznesit të mesëm dhe jep opinion mbi kreditimin.
- Vlerëson aftësinë kreditore, besueshmërinë dhe rreziqet që lidhen me aktivitetin, tregun, menaxhimin dhe strukturën e kompanisë.
- Analizon pasqyrat financiare historike dhe projektimet nga perspektiva e riskut të kredive.
- Propozon strukturën dhe vlerën e kolateralit në bashkëpunim me specialistët e vlerësimit.
- Përgatit dhe firmos raportet e vlerësimit të riskut dhe klasifikon ekspozimet.
- Prezanton aplikimet në Komitetin e Kredive dhe siguron dokumentacion të plotë për aprovimin dhe disbursimin.
- Monitoron portofolin e klientëve, duke siguruar përmbushjen e kushteve dhe identifikimin e hershëm të rreziqeve.
- Siguron zbatimin e politikave dhe procedurave të riskut dhe kontribuon në përmirësimin e tyre.
- Bashkëpunon me auditues dhe palë të tjera kontrolli, duke siguruar transparencë dhe perputhshmëri.
- Respekton standardet e konfidencialitetit dhe mbështet ekipet e tjera sipas nevojës.
Kriteret për kandidatët:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Mbi 3 vite eksperiencë në fushën e riskut të kredive, analizes financiare apo sektorin bankar në vlerësimin e rrezikut të kredive.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe të vendimmarrjes.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim në ekip.
- Njohuri të politikave dhe standardeve të riskut në sektorin bankar.