Vendi i punës: Prishtine/Prizren
Angazhimi: Me kohë të plotë
Mbi kompaninë
Veprimtaria e kompanisë sonë përqendrohet në turizëm dhe udhëtime. Klientëve u ofrojmë alternativa për organizimin e udhëtimeve, si rezervime biletash avioni dhe hotelesh, paketa turistike dhe shërbime të tjera që lidhen me udhëtimin.
Rreth pozicionit
Për rolin Agjent/e Udhëtimesh Online, kërkojmë një person me motivim, aftësi komunikuese dhe ndjenjë përgjegjësie, i cili do të bëhet pjesë e ekipit tonë.
Angazhimi kryhet kryesisht në internet dhe përfshin kontaktin me klientët, dhënien e informacionit rreth udhëtimeve dhe mbështetjen e tyre gjatë rezervimeve.
Përgjegjësitë kryesore
- Të mbajë kontakt me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, WhatsApp-it, telefonit dhe email-it.
- T’u japë klientëve informacion për destinacionet, biletat e avionit, hotelet dhe ofertat turistike.
- Të ndihmojë gjatë rezervimeve dhe të ndjekë kërkesat që paraqesin klientët.
- Të publikojë oferta udhëtimi në rrjetet sociale dhe të kujdeset për promovimin e tyre.
- Të krijojë marrëdhënie të mira me klientët dhe t’i ruajë ato.
- Të punojë së bashku me ekipin për ngritjen e cilësisë së shërbimit dhe përmbushjen e objektivave të kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara
- Të komunikojë mirë dhe të ketë aftësi organizative.
- Të zotërojë njohuri fillestare për përdorimin e kompjuterit dhe të rrjeteve sociale.
- Të jetë në gjendje të punojë si individualisht, ashtu edhe me ekipin.
- Të tregojë korrektësi, përgjegjësi dhe gatishmëri për të mësuar.
- Njohuritë në gjuhë të huaja vlerësohen si përparësi.
- Eksperienca në turizëm, shitje apo shërbim ndaj klientit vlerësohet, por nuk është kusht i detyrueshëm.
Përfitimet që ofrojmë
- Fleksibilitet në orarin e punës, të përcaktuar me marrëveshje.
- Hapësirë për zhvillim profesional në sektorin e turizmit.
- Pagesë dhe mundësi për shpërblim, në varësi të marrëveshjes dhe rezultateve.
Dokumentet e kërkuara