Përshkrimi
Agro Blend Group ka hapur një vend të lirë pune për pozicionin Agjent/e Shitjesh Tirane.
Detyrat
- Përmbush objektivat e shitjes në territorin e caktuar, duke ndjekur itinerarin e lëvizjes.
- Ka njohuri shumë të mira për zonën përkatëse dhe pikat e shitjes, ndjek ecurinë e zhvillimit të saj dhe njofton menaxherin për çdo ndryshim në treg.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie të afërta e funksionale me klientët nëpërmjet vizitave të vazhdueshme dhe ofrimit të shërbimeve me përfitim të ndërsjellë, në përputhje me Rregulloret e Brendshme të Kompanisë.
- Siguron praninë e produkteve në zonat përkatëse.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë të mëparshme në punë.
- Të zotërojë patentë të klasit B.
- Të njohë mirë zonat.
- Të ketë aftësi komunikimi dhe korrektësi në marrëdhënie me klientët.