
A je person komunikues që kënaqet duke ndihmuar të tjerët? Posta Express të kërkon ty si Agjent/e i/e Suportit në Call Center, ku do të jesh zëri i kompanisë dhe pika e parë e kontaktit për çdo klient. Në këtë rol do të ofrosh zgjidhje të shpejta dhe një përvojë të këndshme në çdo bisedë.
Puna jote e përditshme do të përfshijë përgjigjen ndaj thirrjeve, dhënien e informacionit, zgjidhjen e kërkesave të klientëve dhe mbajtjen e një komunikimi profesional e miqësor. Do të punosh në një ambient dinamik ku shpejtësia dhe komunikimi i qartë bëjnë diferencën.
Kjo është një mundësi e mirë për të zhvilluar aftësitë e tua në shërbim ndaj klientit dhe për t'u bërë pjesë e një ekipi energjik.