
A je Agjent Tregtar? Union Brands SHPK të kërkon ty për të plotësuar dy pozita, një në Tiranë dhe një në Durrës. Këtu do të jesh zëri i kompanisë në terren, duke ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët dhe duke nxitur rritjen e shitjeve.
Në përditshmërinë tënde do të komunikosh e negociosh me klientë, do të lëvizësh në terren për të zhvilluar tregun dhe do të kontribuosh drejtpërdrejt në suksesin e ekipit. Union Brands të ofron kontratë të rregullt pune, pagë konkurruese me bonuse nga performanca dhe një ambient profesional.
Nëse kërkon një vend ku përkushtimi shpërblehet dhe ku ke mundësi reale zhvillimi e avancimi në karrierë, kjo është pozita e duhur për ty.