Përshkrimi
Kompania "Klegen" sh.p.k është krijuar në vitin 1998, ndërsa fabrika për përpunimin e qumështit "KLEGEN" është ndërtuar në vitin 2003 si biznes i specializuar në prodhimin e artikujve të bylmetit. Veprimtaria e saj zhvillohet me teknologji moderne dhe bashkëkohore, nën drejtimin e stafit të specializuar, ku përfshihen inxhinierë, teknologë dhe punëtorë të kualifikuar.
Për shkak të zgjerimit të ekipit, kompania kërkon të punësojë një Agjent Shitjesh/Furnitor.
Pozita ofron pagë të kënaqshme si edhe bonuse motivuese.
Detyrat
- Bën shpërndarjen e produkteve në zonën përkatëse dhe ndjek itinerarin ditor sipas planit të punës.
- Raporton në mënyrë të rregullt mbi zhvillimet e tregut dhe ecurinë me klientët.
- Merr porositë në supermarkete dhe kujdeset për sistemimin e mallrave në rafte.
- Mbikëqyr afatet e skadencës së produkteve.
- Raporton çdo problematikë që mund të paraqitet.
Kualifikimet
- Mund të aplikojë çdo person mbi moshën 18 vjeç.
- Eksperienca paraprake preferohet, por nuk është kusht i detyrueshëm.
- Patenta e klasit B kërkohet patjetër.
- Kërkohen aftësi të mira komunikuese.