OZZO po transformon mënyrën se si bizneset e sektorit HORECA u shërbejnë klientëve, duke sjellë menunë dixhitale si një zgjidhje moderne, praktike dhe shumë efikase.
Po kërkojmë Agjent/e Shitjesh në Terren që do të na ndihmojë të përhapim shërbimin e OZZO në më shumë bare, kafene, restorante, hotele dhe biznese të tjera HORECA.
Roli juaj:
- Vizita në terren dhe kontaktimi i bizneseve HORECA
- Prezantimi i OZZO dhe përfitimeve të menusë dixhitale
- Identifikimi i nevojave të biznesit dhe prezantimi i zgjidhjes së duhur
- Ndërtimi i marrëdhënieve me pronarët dhe menaxherët e bizneseve
- Dakordësimi i bashkëpunimit dhe vendosja e shërbimit OZZO në biznes
- Monitorim dhe ndjekje deri në aktivizimin e shërbimit
Kë po kërkojmë?
- Persona komunikues, energjikë dhe të orientuar drejt rezultateve
- Aftësi të mira negociimi dhe bindjeje
- Të gatshëm për të punuar në terren dhe për të krijuar kontakte të reja
- Eksperienca në shitje është avantazh
- Eksperienca në sektorin HORECA përbën avantazh gjithashtu
Çfarë ofrojmë?
- Pagë bazë + bonus për çdo klient të sjellë
- Trajnim mbi produktin dhe procesin e shitjes
- Mbështetje nga ekipi OZZO
- Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
- Punë dinamike në një produkt teknologjik që po transformon bizneset HORECA