Në rolin e agjentit të shitjes Door to Door, do të keni një funksion thelbësor në prezantimin dhe sqarimin e shërbimeve të internetit Fix dhe TV për klientë individualë dhe biznese. Përmes aftësive në shitje, aktiviteteve informuese derë më derë dhe shpërndarjes së materialeve promovuese, do të finalizoni procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet kompanisë dhe klientit. Regjistrimi i kontratës në sistem dhe nënshkrimi i saj realizohen në bashkëpunim me supervizorin, me qëllim përmbushjen e objektivave mujore të vendosura nga kompania.
Promovimi i produkteve
Mbështetja dhe mirëmbajtja e klientëve
Arritja e rezultateve
Aftësitë, njohuritë dhe përvoja e kërkuar
Të ketë aftësi të mira komunikimi. Të jetë në gjendje të zgjidhë probleme. Të ketë gatishmëri për të udhëtuar në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Të ketë aftësi të mira analitike. Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi. Njohuritë në fushën e telekomunikacionit përbëjnë përparësi.
Edukimi: Kërkohet arsim i mesëm ose i lartë, ndërsa përparësi ka Diplomë Universitare në Marketing ose Menaxhim Binzesi.
Eksperienca: Mund të aplikohet me ose pa përvojë pune, ndërsa përparësi ka eksperienca në shitje direkte ose në promocion.