
A je person energjik dhe i pasionuar pas shitjeve? Bora Dental të kërkon ty si Agjent Shitjesh për t'u bërë pjesë e një ekipi dinamik dhe motivues. Në këtë rol do të promovosh produktet, do të ndërtosh marrëdhënie me klientët dhe do të kontribuosh drejtpërdrejt në rritjen e biznesit.
Do të punosh në një ambient fantastik dhe stimulues, ku përkushtimi dhe rezultatet vlerësohen çdo ditë. Do të kesh mundësi reale zhvillimi profesional, përfshirë trajnime jashtë vendit, si dhe pagë me bonuse.
Nëse ke përvojë në shitje, njeh mirë gjuhën angleze dhe je gati të zhvillosh karrierën tënde, kjo është mundësia e duhur për ty.