Bashkohu me skuadrën e Digicom!
Në këtë rol do të jesh përfaqësuesi i drejtpërdrejtë i markës para blerësve, duke i bindur me qasje profesionale dhe duke i shndërruar interesat e tyre në vendime konkrete. Puna jote fillon që nga identifikimi i dëshirave të secilit person dhe vazhdon me ofrimin e alternativave më të mira për ta.
Dita jote kalon mes takimeve, kontakteve të reja dhe bisedave që çojnë drejt marrëveshjeve të reja. Do të mbash lidhje të vazhdueshme me portofolin tënd, do të ndjekësh ecurinë e çdo rasti dhe do të bashkëveprosh ngushtë me kolegët për ta çuar përpara çdo hap të procesit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Prezanton, promovon dhe shet produkte/shërbime duke përdorur argumenta të forta.
- Analizon kërkesat e klientëve potencial për të përmbushur nevojat e tyre.
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie profesionale me klientët.
- Përshpejton zgjidhjen e problematikave dhe ankesave për të maksimizuar kënaqësin e klienteve.
- Arrin objektivat dhe rezultatet e shitjeve të dakortësuara.
- Koordinon procesin e rregjistrimit të klientit në CRM me departamentet e tjera.
- Zgjedhja në bashkepunim me ekipin e shitjes të territorit të caktuar ku do të bëhët promovimi.
- Mbledhja e kontakteve në terren (bazuar në targetin ditor).
- Raportimi i të dhënave ditore te supervizorja e shitjes.
- Follow up i kontakteve të portofolit të tij.
- Ndjekja e takimeve ditore.
- Kryerja e negociatave për nënshkrimin e kontratave me klientët në stendë ose takim.
- Sugjeron produkte të reja për të plotësuar kërkesat specifike të klientëve.
Kriteret kryesore
- Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin.
- Gjuhe te huaja: Anglisht.
- Të jetë i komunikueshëm.
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
- T’ju përshtatet orareve të ndryshme të punës.
- Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.