Agjent Rezervimi Senior (Senior Reservation Agent)
Departamenti: Shitje & Rezervime
Raportimi: Menaxheri i Rezervimeve / Drejtori i Komercializimit
Vendndodhja e punës: Në strukturat akomoduese dhe qendrat operative të ATDG
ATDG (Art and Tourism Development Group) është një kompani pioniere në zhvillimin dhe nismat për turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri dhe Kosovë. Kompania ka ngritur dhe menaxhon destinacione të veçanta hotelerie dhe resorte elitare, përfshirë Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë). ATDG ju fton të kontribuoni në të ardhmen e turizmit të përgjegjshëm dhe në krijimin e një ndikimi pozitiv kudo. Për ata që kërkojnë siguri në punë, zhvillim në karrierë dhe shpërblim më të mirë me çdo avancim, ATDG paraqitet si zgjedhja më e përshtatshme.
SYNIMI I POZICIONIT:
Agjenti i Rezervimeve Senior mbulon administrimin e avancuar të procesit të rezervimeve, mbështetjen strategjike të veprimtarisë së përditshme dhe përmirësimin e shitjeve në kanalet direkte dhe ato të ndërmjetësuara të rezervimit. Pozicioni synon t’u sigurojë klientëve një përvojë të përshtatur sipas nevojave të tyre dhe të ndihmojë në shtimin e të ardhurave dhe përmirësimin e rezultateve të përgjithshme të departamentit të rezervimeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme: