Coldwell Banker Albania kërkon Agjentë Imobiliarë për t’iu bashkuar ekipit në Tiranë.
Rreth kompanisë
Coldwell Banker Albania është një agjenci imobiliare e licencuar që operon nën markën ndërkombëtare Coldwell Banker. Ofrojmë ndërmjetësim në shitjen, konsulencë dhe menaxhim pronash.
Përgjegjësitë
- Identifikimi dhe sigurimi i pronave për shitje.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe pronarët.
- Këshillimi i klientëve dhe ndjekja e negociatave.
- Monitorimi i tregut imobiliar dhe promovimi i pronave.
- Angazhimi në arritjen e objektivave të punës.
Kriteret
- Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi.
- Profesionalizëm, organizim dhe iniciativë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
- Njohuri kompjuterike dhe përdorim të mjeteve dixhitale.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Përvoja në shitje, shërbim ndaj klientit ose në fushën imobiliare përbën avantazh.