Mundësi Punësimi
Albi Commerce po kërkon kandidatë të motivuar për pozitat e hapura, të gatshëm të bëhen pjesë e ekipit për një angazhim afatgjatë dhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e shitjes në sektorin HoReCa (Hotele, Restorante dhe Kafiteri) në rajonin përkatës.
Pozita e ofruar është Agjent i Shitjes për HoReCa.
Vendi i punës është Zyret Qendrore - Albi Mall Prishtinë.
Përgjegjësitë dhe detyrat
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientët ekzistues në sektorin HoReCa.
- Gjetja dhe sigurimi i klientëve të rinj.
- Paraqitja dhe promovimi i produkteve të kompanisë.
- Arritja e objektivave të përcaktuara të shitjes.
- Raportimi i rregullt për aktivitetet e shitjes.
Kualifikimet
- Përvojë në shitje, me përparësi përvojën në sektorin HoReCa.
- Aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Patentë shoferi e kategorisë B.