Kompania EXTRA FRUIT sh.p.k. vepron në industrinë e lëngjeve.
Konkurs
Kompania Extra Fruit sh.p.k. ka hapur konkurs për rekrutimin e pozitës së mëposhtme:
- 1 Agjent i shitjes për minikomerciale (tereni i Prizrenit)
Kushtet për kandidatët
Kandidatët që shprehin interes duhet të përmbushin kriteret në vijim:
- Të posedojnë patentë shoferi të kategorisë B.
- Të mos kenë dosje ose dëshmi se janë nën hetime.
- Përvoja e punës në rrjetin e shitjes ose në angazhime të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Detyrat dhe përgjegjësitë e tjera do të sqarohen gjatë intervistës.
Pas shqyrtimit të aplikimeve, kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.