Agna Kosovë, pjesë e Agna Group, është në kërkim të personave energjikë dhe të vendosur, të cilët i shohin sfidat si mundësi, janë të gatshëm të përballen çdo ditë me ritmin e tregut dhe kanë pasion për shitjen dhe punën në terren, për pozitën e agjentit të shitjes në Departamentin e Shitjes për regjionet Gjakovë dhe Gjilan.
Detyrat kryesore:
- Ndërton, zhvillon dhe ruan marrëdhënie të shëndosha me klientët.
- Arrin objektivat e përcaktuara të shitjes.
- Përfaqëson brandet dhe imazhin e kompanisë në treg.
- Identifikon sfidat dhe mundësitë në treg dhe propozon zgjidhje kreative.
- Përcjell aktivitetet e konkurrentëve dhe raporton sipas standardeve të kompanisë.
- Mbështet dhe promovon shitjen e produkteve të reja.
- Kontribuon me entuziazëm në çdo aktivitet të organizuar nga kompania.
- Zgjeron vazhdimisht njohuritë dhe angazhohet në zhvillim profesional.
Aftësitë dhe kualifikimet:
- Të ketë të përfunduar arsimin e lartë.
- Të tregojë gatishmëri të lartë për shërbim ndaj klientëve.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të ketë shkathtësi shumë të mira ndërpersonale.
- Të jetë me vetëbesim dhe me nivel të lartë motivimi.
- Të karakterizohet nga këmbëngulja dhe përqendrimi në arritjen e objektivave.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të zotërojë mirë paketën Microsoft Office.
- Të ketë leje drejtimi automjeti.