Agjent i Shërbimit ndaj Klientit – Gjuhë Gjermane (m/f/d)
Nëse e zotëroni shumë mirë gjermanishten dhe po kërkoni një punë të re, Voxera Solutions në Prishtina po zgjeron ekipin dhe kërkon Customer Support Agent (m/w/d), me kohë të pjesshme ose të plotë.
Çfarë ju ofrohet
- Pagë bazë e favorshme, e përcaktuar në varësi të përvojës.
- Punësim i qëndrueshëm dhe afatgjatë pranë një kompanie që po zgjerohet.
- Kushte moderne e profesionale pune, së bashku me një ekip të ri dhe dinamik.
Përgjegjësitë tuaja
- Të komunikoni me klientët gjermanë nëpërmjet chat-it dhe telefonit.
- Të trajtoni kërkesat që lidhen me terminet dhe dërgesat.
- T'u ofroni klientëve një përvojë pozitive dhe shërbim të shpejtë.
- Të dokumentoni dhe përpunoni bisedat me klientët në sistemet e kompanisë.
- Të respektoni standardet e cilësisë (QA) dhe të kohës së përgjigjes.
Kualifikimet e kërkuara
- Zotërim shumë i mirë i gjermanishtes së folur dhe të shkruar, në nivelin B2/C1.
- Komunikim i mirë dhe përqendrim te nevojat e klientit.
- Aftësi bazë në përdorimin e kompjuterit; njohja e MS Office përbën përparësi.
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip dhe pjesëmarrje aktive në komunikim.
- Interesim për kujdesin ndaj klientit dhe iniciativë në zgjidhjen e problemeve.
- Eksperienca në call center ose në kujdesin ndaj klientit vlerësohet si përparësi, por nuk është kusht.
Vendi i punës ndodhet në Prishtinë.
Dokumentet e kërkuara