Agjent i Shërbimit ndaj Klientit – Gjuhë Gjermane (m/f/d)
Nëse e zotëron shumë mirë gjuhën gjermane dhe po kërkon një mundësi të re pune, Voxera Solutions në Prishtinë po zgjeron ekipin dhe kërkon Customer Support Agent (m/w/d) me angazhim me orar të plotë ose të pjesshëm.
Çfarë ofrojmë
- Pagë bazë konkurruese, në varësi të përvojës.
- Një vend pune të qëndrueshëm dhe afatgjatë në kuadër të një kompanie në zhvillim.
- Hapësirë pune moderne dhe profesionale, brenda një ekipi të ri dhe energjik.
Detyrat tuaja
- Të komunikosh me klientët gjermanishtfolës përmes chat-it dhe telefonit.
- Të menaxhosh kërkesat që lidhen me terminet dhe dërgesat.
- Të ofrosh një përvojë pozitive dhe efikase për klientët.
- Të regjistrosh dhe përpunosh komunikimet me klientët në sistemet e kompanisë.
- Të respektosh standardet e cilësisë (QA) dhe afatet e përgjigjes.
Profili që kërkojmë
- Zotërim shumë i mirë i gjuhës gjermane në të folur dhe në të shkruar, në nivelin B2/C1.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe qasje të orientuar nga klienti.
- Njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit, ndërsa MS Office konsiderohet përparësi.
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip dhe komunikim aktiv.
- Interes për shërbimin ndaj klientit dhe qasje proaktive në zgjidhjen e problemeve.
- Përvoja e mëhershme në call center ose në kujdes ndaj klientit është e dëshirueshme, por nuk është kusht.
Lokacioni: Prishtinë