Konkurs pune
Administrator i/e zyres
KTA ( Kosova Touring Assistance) vepron në fushën e asistencës rrugore, me mbulim në gjithë territorin e Kosovës dhe me prani ndërkombëtare në mbarë Europën.
KTA ( Kosova Touring Assistance) është në kërkim të një administratori/e të zyrës.
Detyrat kryesore
- Menaxhon pranimin e thirrjeve telefonike vendore dhe ndërkombëtare.
- Kujdeset për pranimin dhe kthimin e email-ave vendorë dhe ndërkombëtarë.
- Organizon dhe zbaton përgjegjësitë që burojnë nga kontratat e KTA-se të lidhura me partnerë ndërkombëtarë.
- Harton analiza dhe raporte për rastet e KTA-së.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Kërkohet përvojë pune së paku 1 vjet në biznes, administrim zyre ose fusha të ngjashme.
- Nevojitet diplomë universitare apo përgatitje profesionale nga fusha Ekonomik, Administrim biznesi etj.
- Njohja e gjuhës angleze është kusht obligativ.
- Kërkohen aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
- Kandidati/ja duhet të ketë aftësi në vendimmarrje dhe organizim.
Konkursi mbetet i hapur nga 2 Shtator 2026 deri më 17 Shtator 2026.
Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur do të kontaktohen.