• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
ZOIS Pro Cosmetic

Menaxher/e Shitjesh në Terren

ZOIS Pro Cosmetic
Apliko
ShitjeTiranë4 javë më parëFull Time

Përshkrimi:
ZOIS PRO-Cosmetic është një kompani me disa vite eksperiencë në fushën e kozmetologjisë, e specializuar në sektorin e përkujdesjes së flokëve. Ne tregtojmë produkte profesionale për kujdesin, mirëmbajtjen dhe stilimin e flokëve për femra dhe meshkuj. Rrugëtimi ynë ka nisur në vitin 2016 dhe sot jemi distributor zyrtar i markave prestigjioze si: Oligo Professionnel, Coiffance Professionnel, Hairfax, Brazilian Bond Builder, Leaf & Flower, Chopperhead dhe Ecosmetics.

Pozicioni: Menaxher/e Shitjesh në Terren

Detyrat:

  • Zhvillimi i takimeve me klientët aktualë dhe potencialë, si dhe prezantimi i gamës së produkteve që kompania ofron.
  • Menaxhimi dhe ndjekja me kujdes e porosive të realizuara.
  • Identifikimi dhe krijimi i bashkëpunimeve të reja me klientë potencialë.
  • Këshillimi profesional i klientëve për të ofruar produkte dhe shërbime që i përshtaten nevojave të tyre.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët, me qëllim rritjen e bashkëpunimit afatgjatë.
  • Raportimi periodik i aktiviteteve dhe rezultateve të punës.

Kualifikimet:
Kërkesat për kandidatin:

  • Preferohet të ketë eksperiencë të mëparshme pune në fushën e marketingut/shitjeve ose në sektorin e përkujdesjes së flokëve.
  • Të zotërojë patentë drejtimi të kategorisë B.
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.

Edukimi:

  • Preferohet të ketë diplomë të nivelit Bachelor.
  • Diplomat në fushën e Marketingut ose fusha të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri në përdorimin e teknologjisë dhe aplikacioneve që përdoren për informim dhe shitje online.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Integritet në trajtimin e informacionit konfidencial.
  • Të jetë i/e organizuar, i/e përgjegjshëm/e dhe i/e orientuar drejt klientit.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

ZOIS PRO-Cosmetic ofron:

  • Pagë bazë konkurruese + bonuse në bazë të performancës.
  • Mundësi zhvillimi profesional (trajnim mbi industrinë dhe produktet).
  • Ambient pune dinamik me mundësi rritjeje në karrierë.
  • Pushim çdo të diel + orar i reduktuar ditën e shtunë.
  • Leje vjetore sipas Kodit të Punës.

Adresa: Tiranë, Selitë, Hyrja 1, Ap.14, nr. pasurie 107/49+1-14, Zona kadastrale 3292