Përshkrimi
Zen House Holistic Clinic po zgjeron ekipin e saj profesional dhe kërkon një Instruktor/e Pilates me përvojë.
Kërkojmë:
- Diplomë universitare në Fizioterapi.
- Trajnime dhe certifikime profesionale në Mat Pilates dhe Reformer Pilates.
- Të paktën 2 vite përvojë në udhëheqjen e seancave individuale dhe të atyre në grup.
- Përvojë të dëshmuar në punë me klientë që kanë nivele dhe nevoja të ndryshme.
- Njohuri të thelluara për anatominë, biomekanikën, qëndrimin trupor dhe lëvizjen funksionale të trupit.
- Aftësi për të përgatitur dhe përshtatur programe individuale rehabilitimi dhe wellness.
- Shkathtësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi për të krijuar marrëdhënie të mira me klientët.
- Qasje profesionale, ndjenjë përgjegjësie dhe energji pozitive.
Orari i punës:
- 08:00 – 12:00
- 16:00 – 20:00
Ne ofrojmë:
- Kontratë të rregullt pune në përputhje me Kodin e Punës.
- Një ambient pune profesional dhe stimulues.
- Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.
- Paketë përfitimesh konkurruese.
Në Zen House, mirëqenia shihet si rezultat i ekuilibrit mes trupit, mendjes dhe shpirtit. Nëse dëshiron të japësh kontribut në këtë mision dhe të bëhesh pjesë e një ekipi të përkushtuar ndaj cilësisë dhe kujdesit holistik, kjo është një mundësi për ty.