• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Zatrixi

Shofer Kamioni (Kategoria C dhe CE) (Gjermani)

Zatrixi
Apliko
Transport & LogjistikeJashtë Vendit1 javë më parëFull Time

Pozicioni: Shofer Kamioni (C dhe CE kat)

Kompania: ZATRIXI shpk

Përmbledhje:

  • Kërkohen shoferë profesionistë dhe të besueshëm nga Ballkani Perëndimor për angazhim afatgjatë në lokacione të ndryshme për një nga kompanitë më të mëdha logjistike në Gjermani (me mbi 7,000 punonjës).

Paga dhe përfitimet:

  • Pagë bazë: 2,700 € bruto (deri në 3,200 € për Stkl 3)
  • Shtesa pa taksa: shtesat e natës, shujta (shpenzimet e ushqimit), shtesat e të dielave dhe festave paguhen netto / pa zbritje në taksa
  • Sigurimi i pensioneve të kompanisë: mundësi për sigurim pensional me interes të garantuar
  • Pushime: 27 ditë në vit (20 ditë pushim ligjor plus 7 ditë pushim shtesë vullnetar)
  • Kontratë pune e pacaktuar me periudhë prove 6 muaj

Lokacionet dhe partnerët e shpërndarjes:

  • Lokacione: Berlin, Dortmund, Koblenc, Radeburg, Mannheim, Nossen
  • Partnerë: LIDL, Penny, D-Post, Rewe, Rossmann
  • Preferohen shoferët nën 45 vjeç dhe me përvojë pune

Akomodimi dhe mbështetja:

  • Punëdhënësi ofron vendbanim për fillim pune
  • Kostot e banimit: muaji i parë falas, muaji i dytë 100 €, muaji i tretë 200 €, më pas rreth 250–300 € / muaj
  • Qëllim: arritja afatgjatë pa presion për t'u shpërngulur

Kushtet e punës:

  • Transport lokal: kthim i përditshëm në akomodim (transport punë – shtëpi)
  • Detyrat: furnizimi i supermarketeve (1–2 relacione në ditë), ngarkim dhe shkarkim nga shoferi (me pirunier)
  • Orari i punës: 40 orë në javë; puna në sistem ndrimi paradite ose pasdite
  • Pajisjet: ofrohen veshje pune të kompanisë dhe këpucë sigurie

Dokumentet e kërkuara:

  • Pasaporta (kopje)
  • CV me përvojë të qartë si shofer kamioni (preferohet europass)
  • Patenta (C ose CE): e këmbyeshme në Gjermani pa provim (Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Sërbia, Bosna dhe Mali i Zi / Shtojca 11)
  • Kualifikimi Bazë i BE-së (Kodi 95): dëshmi nga një vend i BE-së (p.sh. Sllovenia apo Kroacia), me përkthim të certifikuar në gjermanisht
  • Dëshmia e Kualifikimit të shoferit (FQN): kartela nga një vend i BE-së

Shënim:

  • Për kandidatët e interesuar mund të organizohet marrja e Kodit 95 në Kroaci apo Slloveni

Adresa e kompanisë:

  • Rr. Hakif Zejnullahu 61, Prishtinë